Mediat serbe: Kosova ka regjistrin me 3000 serbë që do ti arrestojë
Drejtoria policore, shërbimet tjera të sigurisë dhe ushtria e kontrollojnë në tërësi zonën tokësore të sigurisë dhe presim që aty të mos ketë eksese, e nëse do të ketë, presim që ato të jenë sa më të pakta dhe të parëndësishme, ka thënë Veloviq, transmetojnë mediat e serbe.
Veloviq ka vizituar bazën e Kopaonikut në Rudnicë, vendkalimin kufitar në Jarinë dhe repartin e policisë në Ribariqi.
Kemi vizituar, tha ai, edhe pjesëtarët policisë multietnike dhe është vlerësim i përgjithshëm se ajo dhe xhandarmëria, si dhe policia, po e kryejnë punën e vet si duhet dhe në përputhje me kushtetutën e ligjet e vendit, ka theksuar ai.
I lutur të komentojë arrestimin dy serbëve në Jarinë, të dyshuar për krime lufte në Kosovë, dhe se Prishtina gjoja ka regjistrin me emrat e 3000 serbëve që do ti arrestojë, Veloviq ka thënë se për këtë nuk ka kurrfarë dijenie.
Policia, e as unë, nuk e kemi atë regjistër sekret, ka thënë Veloviq dhe ka shtuar se policia bashkëpunon me EULEX-in dhe do të veprojë sipas çdo informate që do të marrë.
\'\'\'\'Ata të dy me siguri nuk i ka arrestuar policia jonë dhe ne nuk kemi shënime pse dhe në çbazë janë arrestuar, ka thënë Veloviq.
/Koha/