16 Janar 2025

Me prokurorë frikacakë nuk luftohet korrupsioni

Prishtinë, 17 shtator - Njohës të fushës së sundimit të ligjit, përfaqësues politikë dhe analistë të pavarur, konsiderojnë se derisa funksionojnë lidhjet mes politikës dhe drejtësisë, nuk mund të ketë luftim efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

Ata i japin plotësisht të drejtë edhe adresimit kritik të prokurores Drita Hajdari, e cila ka paraqitur fakte dhe ka ngritur shqetësime për disa \"prokurorë të turpshëm\", që janë në sistemin prokurorial të Kosovës.

Opozita kritikon edhe vetëlavdërimet e Qeverisë për korrupsionin. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, thotë se kryeministri Mustafa ka harruar zotimet e tij për krijimin e kushteve të pavarura të sistemit të drejtësisë.

\"Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme ta luftojë korrupsionin dhe krimin. Shkalla e krimit të organizuar dhe korrupsionit po shkon duke u përtërirë dhe jo duke u zvogëluar\", tha ajo. \"Shqetësimi më i madh janë prokuroria dhe gjykatat.\"

\"Mekanizma që duhet ta vendosin drejtësinë e që janë kapur nga politika, dhe në vend të tregimit të hapave konkretë, po tregohet e kundërta\", tha Haxhiu.

Në përgjithësi, prokurorët nuk janë aktivë dhe u mungon vetiniciativa për të ndjekur penalisht një rast. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha rastet janë iniciuar nga publiku apo ndonjë institucion.

Kënaqshmëria e publikut me prokurorin publik ka rënë nga 38 për qind në muajin prill në 21 për qind në muajin nëntor 2014

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)