18 Janar 2025

Me nderime të larta ushtarake u varros rreshter Ahmet Menxhiqi

Mitrovicë, 9 qershor - Trupi i të ndjerit, rreshter Ahmet Menxhiqi, i mbuluar me flamurin e shtetit të Kosovës u vendos dje  për homazhe, në repartet e Kazermës ,,Minatorët” të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), përkatësisht Batalionit të Tretë të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Mitrovicë.


Për homazhe dhe në ceremoninë e varrimit ishin edhe Ministri  i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, Komandanti i FSK-s, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Kryetari i Kuvendit Komunal të Vushtrisë, Bajram Mulaku, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për FSK-në, kolonel Xhevahir Geci, ushtrues detyre i Komandantit të Brigadës për Reagimit të Shpejtë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe oficerë, nënoficerë dhe ushtarakë të FSK-së, kolegë e bashkëpunëtor të rreshter Menxhiqit, të cilët më pastaj takuan familjarët e rreshterit si dhe iu shprehen ngushëllime me rastin e humbjes së birit të tyre.


Më pas kortezhi funeral vazhdoi për në fshatin Sfaraçak të Vushtrrisë ku me nderime ushtarake dhe me prani të familjes, shokëve, kolegëve, bashkëluftëtarëve si dhe shumë qytetarëve nga Vushtrria, Mitrovica dhe e gjithë Kosova, u varros nënoficeri i FSK-së, rreshter Ahmet Menxhiqi.


Në emër të  gjithë oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ngushëllime familjes, dhe gjithë pjesëmarrësve në varrim  u shprehu komandanti i Batalionit të tretë të BRSh –së, major Beton Retkoceri, i cili theksoi se ,, Ahmeti i kushtoi një jetë të tërë çështjes tonë kombëtare, lirisë së vendit tonë, ndërtimit  dhe ecjes përpara, dëshira e rreshter Ahmet  MENXHIQIT për të kontribuar në ndërtimin e themeleve të Ushtrisë së ardhshme të Republikës së Kosovës u bë realitet në vitin 2009, kur Ahmeti u inkuadrua në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.


Gjatë gjithë këtyre viteve të shërbimit në FSK, tha Major Retkoceri,  Ahmeti ishte shembull për të tjerët për gatishmërinë dhe vullnetin e tij për të kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të Forcës sonë. Ahmeti ishte shembull për punën,  dhe sidomos për energjinë të cilën ai e pati  në realizimin e detyrave.


Në emër të KK të Vushtrrisë foli nënkryetari Dibran Perquku, i cili duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, FSK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve  vuri theksin  tek vlerat të cilat i posedonte Ahmeti  dhe familja e tij, të cilët brez pas brezi nuk u dorëzuan por u bënë ballë gjithmonë furtunave të historisë, Ahmet Menxhiqi patriotizmin  e shpirtin liridashës e kishte të trashëguar  dhe nuk kurseu asgjë për çlirimin dhe  ndërtimin e shtetit.


Ndërsa në emër të  shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Vushtri , foli Bajram Beqiri, i cili e theksoi aktivitetin e Ahmet Menxhiqit në luftën për çlirim  duke qenë pjesëtarë  i dalluare i UÇK-së, në  Brigadën 141 të Zonës Operative të Shalës  edhe pse në moshë të re Ahmet Menxhiqi, tha zotëri Beqiri, Ai u shqua  për disiplinën kulturën  dhe shpirtin luftarak duke marrë  pjesë në shumë beteja deri në çlirimin e vendit përfundimisht, pastaj Ahmeti nuk u nda nga uniforma në Trupat  e Mbrojtjes së Kosovës dhe në fund në Forcën e Sigurisë. Shoku ynë ndërroi jetë duke u ndarë vetëm fizikisht  nga ne, e për të mbet kujtim  për të gjithë ata që e njohën dhe e patën pran gjatë gjithë këtyre viteve.


 Vajza e rreshter Menxhiqit, Donjeta, me lot  në sy,  recitoj një poezi që e kishte shkruar  vetë për babin  trim,  edhe pse emocionet e bën të veten,  ajo  qëndroi  krenare para trupit të babait  duke interpretuar poezinë e saj plot emocion dhe krenari  për babanë e humbur në moshë të re.


Në emër të familjes Menxhiqi, fjalën e mori i vëllai, Musa Menxhiqi, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përcjelljen e fundit të vëllait të tij, tani të ndjerit rreshter Ahmet Menxhiqi.


Në fund, u bën homazhe dhe u vunë kurora lulesh nga KOM i FSK-së, oficer e nënoficer ,shoqatat e ndalura nga lufta e UÇK-së ,bashkëluftëtar e familjar të shumtë.


Theksojmë se rreshter Ahmet Menxhiqi , ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, me datë 6 qershor 2016 në Gjermani. Ai pas vetës ka lënë prindërit, bashkëshorten dhe tre fëmijë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)