Më 29 nëntor aktgjykimi për Haradinajn
Hagë, 22 nëntor - Vendimi në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj, Idriz Balajt and Lahi Brahimaj, tre ish-komandantë në Ushtrisë Çlirimntare të Kosovës, do të publikohet më 29 nëntor, në orën 9, ka bërë me dije Tribunali i Hagës, përmes një njoftimi të postura në webfaqen e vet.
Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka përfunduar në qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.