Me 12 shtator mbahet seanca penale ndaj të Bajrush Xhemajlit
Xhemajli akuzohet për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 297 paragrafi.5, lidhur me paragrafin 1 dhe 3 të Kodit Penal të Kosovës.
Seanca do të filloj në ora 13:00. Aty do të shqyrtohen ankesat e Prokurorisë së Shtetit, të akuzuarit dhe përfaqësuesit të palës se dëmtuar, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë P.nr.2277/13 të datës 13.03.2014.