Më 1 janar 2013 FSK-ja bëhet ushtri
Prishtinë, 16 janar - Janari do të jetë muaji kur qeveria e Kosovës do të marrë vendim për të ndryshuar sektorin e sigurisë dhe misionin e Forcës.
E pas kësaj Ministria e Forcës ka 11 muaj në dispozicion për të disenjuar misionin e ri të saj. Në mars ajo do të marrë edhe kapacitetet operacionale.
Pas kësaj, në Vjenë të Austrisë, ku edhe do të diskutohet rreth përfundimit të Pavarësisë së mbikëqyrur, do të merret vendimi për misionin e ri të FSK-së.
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka thënë se forca do të bëhet ushtri në dhjetorin e këtij viti, kur do ti thuhet lamtumira pavarësisë së mbikëqyrur.
Forca gjatë 2012-ës do të emërojë edhe 4 atashe të tjerë ushtarakë. Gjatë këtij viti FSK-ja synon të bëhet anëtare e Kartës së Adriatikut dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.