MD prezanton fillimin e punës së hartimit të Kodit Civil
Prishtinë, 25 maj - Ministria e Drejtësisë (MD) organizon sot prezantimin e fillimit të punës së hartimit të Kodit Civil, prezantim të cilin do ta bëj Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha.
Hartimi i Kodit Civil në Republikën e Kosovës është njëri ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, andaj Ministria e Drejtësisë synon të ketë një konsultim të gjerë dhe gjithëpërfshirës me të gjitha palët e interesit në vend.