15 Janar 2025

MD përgatit konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Prishtinë, 8 qershor - Pas formimit të grupit punues për të përgatitur dokumentin konceptual për fushën e pasurisë së pajustifikueshme, përkatësisht fushën “anti-mafia”, grupi punues në pajtim me mandatin e tij dhe sipas legjislacionit përkatës ka hartuar koncept dokumentin.

Grupi punues i udhëhequr nga Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, prokurori, Shqipdon Fazliu, ku në kuadër të këtij grupi janë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor, përkatësisht gjyqtarë të Departamentit të Krimeve të Rënda, përfaqësues, nga Këshilli Prokurorial, përkatësisht prokurorë të departamentit të Krimeve të Rënda, përfaqësues nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Pas analizës së bërë të legjislacionit në fuqi të kësaj fushe, grupi punues ka rekomanduar që të hartohet ligj i ri, i cili do të përcaktojë mundësinë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme edhe pa aktgjykim dënues për kategori të caktuar të veprave penale.

Dokumenti konceptual aktualisht është dërguar për konsultime, dhe Ministria e Drejtësisë i mirëpret komentet dhe propozimet e akterëve relevant në mënyrë që sa më parë të finalizohet ky dokument konceptual me rekomandimin për nxjerrjen e ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministria e Drejtësisë siç është zotuar dhe më parë, këtë çështje do ta trajtojë me prioritet të veçantë dhe pas aprovimit të këtij koncept dokumenti, në konsultim me të gjithë akterët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë do ta hartoj ligjin e ri dhe të njëjtin do të procedoj tutje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)