16 Janar 2025

MD mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 25 janar - Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Lirak Çelaj, sot ka marr pjesë në konferencën vjetore të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

Gjatë kësaj konference zëvendësministri Çelaj i ka njoftuar të pranishmit me hapat që ka ndërmarr Ministria e Drejtësisë me përmirësimin e kushteve për personat e privuar nga liria.

“Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke përmirësuar infrastrukturën ligjore me qellim të garantimit të të drejtave të kësaj kategorie, duke përfshirë në Planin Vjetor të Punës Strategjinë për Ekzekutimin e Sanksioneve penale dhe planin e veprimit për periudhën 2017-2021 e cila tani është në fazën finale dhe shumë shpejtë do të procedohet në Qeveri për miratim.\"

\"Strategjia është gjithëpërfshirëse dhe përfshin reformën dhe funksionalizimin e të gjithë sektorëve të drejtësisë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me ekzekutimin e sanksioneve penale. Qëllimi i strategjisë është të forcoj menaxhimin efektiv dhe zbatimin e praktikave më të mira të BE-së në fushën e shërbimit Korrektues brenda strukturave përkatëse në Kosovë”, tha zëvendësministri Çelaj.

Ministria e Drejtësisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me të gjithë mekanizmat për të drejtat e njeriut, të cilët bëjnë monitorimin dhe zbatimin të këtyre të drejtave për personat e privuar nga liria dhe me raportet e tyre kontribuojnë shumë në punën tonë, tha Çelaj.

Ai theksoi se pas përfundimit të kësaj konference me qëllim të adresimit të këtyre të gjeturave, rekomandimet tuaja do të jenë pjesë e planeve të punës dhe së bashku me institucionet tjera dhe akterët e shoqërisë civile, do të kemi një koordinim edhe më efektiv, me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe ofrimin e drejtësisë  së nevojshme për personat e privuar nga liria.

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri Çelaj i falënderoj të gjithë akterët relevant për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e qëllimeve për avancimin e të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)