16 Maj 2024

MD: ''Grupi i Drenicës'', çështje e prokurorisë dhe gjykatave

Prishtinë, 21 maj - Me qëllim të transparencës përballë qytetarëve të Kosovës, Ministria e Drejtësisë (MD) ofron sqarim sa i përket transferimit të personave të paraburgosur nga një qendër e paraburgimit në tjetrën përkatësisht ngjarjes që ka ndodhur dje (20.05.2014) me disa të paraburgosur. 

Fillimisht duhet të theksohet se të paraburgosurit S.L. S.J. dhe I.H, kanë qenë në QKUK me vendim të Gjykatësit të procedurës paraprake, përkatësisht Gjykatësit të EULEX-it.

Po ashtu lidhur me vendimin e Gjykatësit  të EULEX-it për transferimin e tyre në Qendrën e Paraburgimit (QP) në Mitrovicë, Ministri është informuar nga mediet dhe pastaj ka kërkuar sqarim nga Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe EULEX-i lidhur me gjendjen e sigurisë që mund tu ofrohet të paraburgosurve në QP në Mitrovicë ku qasja e MD është e kufizuar. 

Kjo ka qenë arsyeja që Drejtori i SHKK nuk e ka realizuar transferimin pa marrë garancione për sigurinë e të paraburgosurve nga organet kompetente të SHKK dhe të EULEX-it.

Për informim të opinionit publik theksojmë se çështja e paraburgimit dhe çështjet tjera lidhur me procedurat penale janë kompetencë e institucioneve të pavarura si prokurorisë dhe gjykatave. Ministria e Drejtësisë si pjesë përbërëse e Qeverisë së Kosovës ka kompetenca komplet të ndara nga Gjyqësori dhe nuk ndërhyn në punën e gjykatave apo prokurorive.

Në anën tjetër Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), si organ përgjegjës për ekzekutimin e sanksioneve penale përfshirë këtu edhe masat e paraburgimit, në bazë të Ligjit për ekzekutimin e Sanksioneve Penale është organ qendror i Administratës Shtetërore dhe funksionon si agjencion në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Në bazë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Zyra Qendrore Shërbimit Korrektues në krye me Drejtorin e Përgjithshëm është përgjegjës për menaxhimin e funksionimit të Shërbimit Korrektues ndër tjera edhe për zbatimin e vendimeve të gjykatave që ndërlidhen me personat e dënuar apo që gjenden në paraburgim.

Në rastin konkret duke pasur parasysh natyrën e rastit, EULEX-i në bazë të kompetencave ekskluzive për rastet e supozuara të krimeve të luftës që e ka sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, ka pasur kompetenca edhe në rastin konkret të njohur si ‘Grupi i Drenicës’.

Ministria e Drejtësisë, si në çdo rast edhe në këtë rast ka kryer dhe do të kryej obligimet ligjore dhe ushtron kompetencat në përputhje me ligjin dhe fton secilin individ apo subjekt që të lexoj ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe të informohet më shumë për kompetencat që i takojnë MD-së dhe ato që nuk janë në kompetencë të MD-së.

Për më shumë, lidhur me këtë çështje është formuar grupi i përbashkët punues nga MD, SHKK dhe EULEX i cili do të shqyrtojë veprimet e ndërmarra dhe ato të mëtutjeshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)