MD fiton 2 konteste gjyqësore me vlerë rreth 4.5 milion euro
Në rastin e parë është përfaqësuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e cila ka qenë e paditur nga një subjekt juridik, i cili nga Ministria ka kërkuar dëmshpërblim mbi 3 milion euro.
Në rastin e dytë është përfaqësuar Kuvendi i Republikës së Kosovës i cili ka qenë i paditur nga një subjekt juridik, i cili nga Kuvendi ka kërkuar dëmshpërblim mbi 800 mijë euro.
Ministria e Drejtësisë në ueb-faqen e sajë vazhdimisht informon opinionin publik për shkallën e përfaqësimit dhe mbrojtjen e interesave të autoriteteve publike.