16 Janar 2025

MD e angazhuar nё ri-integrimin e të burgosurve pas lirimit nga burgu

Prishtinë, 16 dhjetor - Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në konferencës me temёn: “Ndikimi i projekteve sociale në rehabilitimin dhe ri-integrimi socio-ekonomik të të burgosurve”. 

Gjatë fjalimit tё tij Zёvendёsministri Çelaj fillimisht falënderoj organizatën Caritas Kosova dhe z. Don Viktor Sopi, për punën që kanë bërë që nga tetori i vitit 2013, kur edhe ka filluar projekti  me Shërbimin Korrektues për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të burgosurve në shoqëri pas vuajtjes së dënimit.

“Ne si shoqëri në përgjithësi, sa herë që mendojmë për burgjet dhe të burgosurit kemi tendencë të mendojmë vetëm në ndëshkimin e tyre, dhe nganjëherë nuk mendojmë shumë për aspektin e dytë dhe më të rëndësishëm të Shërbimit Korrektues – atë të rehabilitimit dhe ri-integrimit të të burgosurve në shoqëri pas lirimit nga burgu” tha Çelaj.

Zёvendёsministri Çelaj ndër tё tjera shtoi se Ministria e Drejtësisë në vazhdimësi ka mbështetur realizimin e projekteve të tilla në kuadër të Shërbimit Korrektues, duke përfshirë këtu bashkëpunimin me organizatën jo-qeveritare Caritas Kosova, nё realizimin e një projekti shtesë ndaj aktiviteteve që realizon vetë SHKK duke realizuar një sërë aktivitetesh me që kanë për qëllim t`i përgatisin dhe t`u ofrojnë atyre njohuri lidhur me profesione të caktuara të cilat ato mund t`i përdorin pas lirimit nga burgu dhe t`i shndërrojnë në profesion pune.

Zёvendёsministri Çelaj e përmbylli fjalën e tij duke theksuar se Ministria e Drejtësisë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë projektet të tilla që kanë për qëllim rehabilitimin e të burgosurve dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)