22 Dhjetor 2024

MD dhe MPB, themelojnë një mekanizëm të zbatimit të ligjit

Prishtinë, 26 maj - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim të përbashkët pune Ministrin e Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani, kryeprokurorin e Kosovës Ismet Kabashi, si dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Behar Selimi.

Qëllimi i mbajtjes së këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në mes institucioneve vendëse të zbatimit të ligjit.

Në këtë takim palët pjesëmarrëse u pajtuan që ta themelojnë një mekanizëm të përhershëm, i cili përbëhet nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme, një përfaqësues nga gjykatat, një përfaqësues nga prokuroritë dhe një nga Policia e Kosovës.

Ky grup punues do të mblidhet dy herë në muaj dhe do t’i identifikojë problemet dhe sfidat me të cilat përballen Policia e Kosovës, prokuroritë dhe gjykatat e vendit.

Udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë shprehën optimizmin e tyre se formimi dhe funksionalizimi i këtij grupi punues do të ndikojë pozitivisht në koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në mes të këtyre institucioneve, për të arritur qëllimin e përbashkët, i cili është sundimi i ligjit në Republikën e Kosovës. Your browser may not support display of this image. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)