MD dhe EULEX bisedojnë për konkretizim të bashkëpunimit
Prishtinë, 13 nëntor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot priti në takim Shefin e ri të Divizionit Ekzekutiv të EULEX-it, Mats Mattsson, të cilit njëherësh i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e re në kuadër të misionit të EULEX-it.
Në këtë takim, Ministri Kuçi shprehi bindjen e tij për vazhdim të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës, në veçanti Ministrisë së Drejtësisë dhe EULEX-it.
Po ashtu u bisedua për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovës, me thekës të veçantë për konkretizimin e bashkëpunimit, tani pas nënshkrimit të marrëveshjes kompakt në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së Bashkimit Evropian dhe EULEX-it, e cila përcakton objektivat e përbashkët për sundimit të ligjit.