10 Maj 2024

Mbyllet zyra e MUP-it serb në Leposaviq

Mitrovicë, 14 qershor - Zyra e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Leposaviq do të mbyllet sot, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ata që kanë punuar në punët administrative dhe dhënien e dokumenteve personale, do të vazhdojnë me punën. Ish-pjesëtarët e tjerë të MUP-it, të cilët janë mbledhur në këto hapësira, do të shkojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryetari i të ashtuquajturit qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, për agjencinë Beta.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë, sepse, siç është shprehur, nuk ka nevojë për frikë dhe panik për shkak të ndodhive në terren.

“Kemi mbijetuar 14 vjet dhe duhet të vazhdojmë të jetojmë këtu”, ka thënë Nedelkoviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)