Mbyllet qendra e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore
Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale.
Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta.