Mbyllen 6 lokale në Prishtinë per veprimtari të kundërligjshme
Prishtinë, 1 korrik - Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me inspektorët komunal në Prishtinë, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në vend e në veçanti luftimit veprave penale dhe të trafikimit me njerëz në orët e vona ka bërë kontrollimin e disa lokaleve në disa lokacione në Prishtinë.
Operacioni policor është zhvilluar në orët e vona në 6 lokacione të Prishtinës, në lagjet Ulpiana dhe Dardani, ku dyshohej se po ushtrohen veprimtari të kundërligjshme.
Ky operacion policor është realizuar së bashku edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë vërejtur parregullsi në aspektin e dokumentacionit si dhe të sanitarisë, ku me këtë rast të gjitha këto lokale janë mbyllur.