28 Prill 2024

Mbushen 15 vite nga fillimi i bombardimeve të NATO-s

Prishtinë, 24 mars - Pikërisht sot mbushen plot 15 vite kur Alenaca Veriatlantike - NATO i nisi sulmet ajrore mbi kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi që rezultuan me kapitullimin e forcave të armatosura dhe me largimin përfundimtar të pushtetit të Serbisë nga Kosova.

Për të parën herë në histori NATO veproi kundër strukturave të dhunshme pushtetore të një shteti për të mbrojtur parimin themelor të njerëzimit, që secili popull e ka të drejtën që të jetoj i lirë në tokën e vet, i barabartë dhe i dinjitetshëm. 

Sulmet të cilat patën filluar pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, janë bërë me urdhër të ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe atë pak para orës 20.00.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Një ditë më herët,qe nënshkruar Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Në Kosovë, në kuadër të KFOR-it u vendosën 37.200 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30.000 ishin nga vendet e NATO-s.

15 vite pas bombadrimeve, ndonëse me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s, vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)