11 Maj 2024

Mbrojtja dhe prokuroria përplasen në gjyqin ndaj Limajt

Prishtinë, 10 prill - Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvilohet seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt, Demir Limajt, Florim Limajt, Endrit Shalës, Nexhat Krasniqit, Gani Zogajt e Florim Zukajt lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ta në rastin e Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomit (MTPT).

Sot është shoqëruar me debate mes avokatit mbrojtës dhe prokurorit, gjyqi ndaj Fatmir Limaj dhe gjashtë të personave te tjerë te akuzuar për krim të organizuar dhe korrupsion.

Avokati Tomë Gashi është ankuar në Gjykatë për presion te jashtëligjshëm që prokurori po bën ndaj tij dhe ekipit mbrojtës te Limaj.

“Dua t’iu njoftoj për një shkresë që prokurori e ka dërguar në OAK për të ndaluar avokatëve të Fatmir Limajt që të deklarohen se rasti i Limajt është politik. Ky është rast politik”, tha Gashi.

Ndërsa prokurori u shpreh se prokurorët ndërkombëtar janë krenar të jenë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës dhe janë në gjendje të ndihmojnë qytetaret e Kosovës që të pastrojnë vendin prej krimit te organizuar dhe korrupsionit. 

\"Duke mos iu adresuar gjykatës, sepse e njoh ligjin, prokuroria do të vazhdojë me leximin e aktakuzës sepse është e drejtë për opinionin dhe të gjithë të dinë. Dhe nuk lejojmë më ndërprerje tjera\", tha prokurori.
 
Ndryshe Seanca për deputetin nga Partia Demokratike e Kosovës në pushtet, Fatmir Limajn, ka filluar të hënën me leximin e akuzave për të dhe të pandehurit e tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)