Mbrojtja civile vazhdon te sfidon rendin dhe ligjin në veri
Mitrovicë, 7 tetor - Situata e sigurisë gjatë javës së fundit ka qenë e qetë dhe pa ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme.
Kështu u vlerësua të hënën në takimin e rregullt të Komitetit lokal për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.
Në takim u bisedua edhe për ecurinë e fushatës zgjedhore, për çka u tha se në jug nuk ka ndonjë problem, përderisa në veri nuk vërehen aktivitete të subjekteve politike, por antifushatë të organizuar nga ish-kryetarët e komunave paralele kundër zgjedhjeve të 3 nëntorit.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, çmoi korrektësinë e subjekteve në jug, ndërsa kërkoi nga strukturat e sigurisë që të krijojnë kushte për fushatë edhe në veri të qytetit.
Si shqetësim sa i përket gjendjes së sigurisë u përmend Mbrojtja civile. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se janë duke vazhduar aktivitete e kësaj organizate ilegale që sfidon rendin dhe ligjin në veri.
Bala ceku si shenjë të mirë relaksimin e situatës së i përket lëvizjes së lirë në veri.
Javëve të fundit ndjehet një situatë më relaksuese sa i përket lirisë së lëvizjes edhe në veri, përderisa në jug qytetarët serbë asnjëherë nuk kanë pasur pengesa të tilla.