16 Janar 2025

Mbrojtja Civile s’e lëshon urën e Ibrit

Mitrovicë, 15 korrik - Mbrojtja Civile ka refuzuar ta lëshojë postbllokun më strategjik që e mban prej vitesh – atë tek ura qendrore në Mitrovicë. Kjo, pavarësisht një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, që precizon se kjo pikë do të duhej hequr prej tre muajsh.

Marrëveshja e arritur në mars për shuarjen e Mbrojtjes Civile, formacion paramilitar që prej vitesh vepron në veriun e banuar me serbë, në pikën e trembëdhjetë të saj ka paraparë që tri “pikat e vrojtimit” nga rruga Mitrovicë për në Jarinjë do të largohen deri më 20 prill 2015, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përpos kësaj, ka paraparë që deri atëherë edhe pika vëzhguese e vendosur në pjesën veriore në urën kryesore mbi lumin Ibër do t\'i dorëzohet Policisë së Kosovës. Kjo nuk ka ndodhur.

Autoritetet kanë pranuar se ka vetëm përmbushje të pjesshme të marrëveshjes që u referohet pikave të vëzhgimit.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)