15 Janar 2025

MBP bën fushatë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Prishtinë, 9 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të objektivave dhe aktiviteteve të Strategjisë Nacionale kundër Trafikimit me Njerëz, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe anëtarët e Autoritetit Kombëtar, sot kanë marr pjesë në shpërndarjen e fletushkave dhe postareve, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë.

Kjo fushatë po bëhet pas hartimit të formave të unifikuara që janë bërë gjatë vitit 2016, si rezultat i bashkëpunimit trelateral mes Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi, për zhvillimin e një komunikimi sistematik dhe strukturor, bazuar në protokollet për bashkëpunim.

Rrjedhimisht Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, me autoritetet relevante dhe me përkrahje nga partnerë të shoqërisë civile, të organizatës Terre Des Homes nga takimet e mbajtura kanë dalë rekomandimet për fushatë të përbashkët sensibilizuese kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, dedikuar fluksit të turistëve gjatë sezonit veror.

Hapjen e fushatës e bënë Drejtori i Sekretariatit të Strategjive të MPB-së, z. Naim Muja, Drejtori i Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Kolonel Rrahman Sylejmani dhe drejtori i Drejtorisë për Hetimin e rasteve të Trafikimit me Njerëz, Major Fehmi Xhata.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)