Mblidhet Komisionit për verifikimin e pjesëmarrësve të Luftës së UÇK-së
Prishtinë, 11 dhjetor - Komisioni për verifikimin e veteranëve dhe pjesëmarrësve të luftës së UÇK-së, i drejtuar nga kryetari Agim Çeku, sot ka mbajtur takimin e radhës në të cilin është marrë vendimi për fillimin e verifikimit te aplikacioneve te statusit te veteranit, dëshmorit dhe invalidit të luftës së UÇK-së.
Në takimin e sotëm është vendos që të fillojë verifikimi në Zonën e Karadakut dhe të Zonës së Shalës, për të vazhduar edhe në zonat tjera.
Po ashtu komisioni është në pritje të amandamentimit të Ligjit Për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, me qëllim të kategorizimit të veteranëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK-së