Mbledhja e qeverive, policia gati
Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha, ka thënë se policia do të përgatitet që nesër të shkojë çdo gjë në rregull. Për këtë takim është biseduar sot, por ende nuk dihen detaje rreth tij. Policia do të jetë e përgatitur, që të shtunën të jetë gjithçka në rregull, ka thënë Berisha për Prizrenipress.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe zyrtarisht kanë caktuar të shtunën ditë kur do ta zhvillojnë mbledhjen e përbashkët, por detaje rreth agjendës dhe vendit ku do të mbahet nuk janë dhënë.