Mbi tre mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës
Prishtinë, 11 mars - Shumë nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e lejojnë që qytetarët të kenë dyshtetësi.
Ky fakt ka qenë penalizues për kosovarët që jetojnë në vendet e BE-së, pasi janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Kosovës gjatë vitit 2013, kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës 3375 persona.
Kjo ka ardhur pasi disa shtete të BE-së nuk lejojnë mbajtjen e dy shtetësisë.
Në komunën e Prishtinës nga fillimi i viti 2014 ka patur 13 kërkesa për heqjen e shtetësisë së Kosovës nga qytetarët kosovar që jetojnë jashtë vendit.