Mbi 80 punonjës humanitarë janë vrarë në vitin 2013 në Afganistan
Kabul, 21 gusht - Një organizatë humanitare ndërkombëtare njoftoi se në vitin 2013 në mbarë botën janë vrarë 155 punonjës humanitarë, 171 të tjerë janë plagosur dhe 134 janë rrëmbyer.
Sipas këtij raporti vetëm në Afganistan gjatë këtij viti janë vrarë 81 punonjës humanitarë çka e bën Afganistanin vendin më të rrezikshëm në botë për punonjësit humanitarë.
Disa ditë më parë 5 punonjës të kryqit të kuq janë rrëmbyer në provincën Herat në kohën që po përpiqeshin të ndihmonin civilë e plagosur në luftime.