Mbi 5 mijë policë sot në detyrë
Prishtinë, 3 nëntor - Më shumë se 5 mijë e 500 policë do të jenë sot në detyrë, me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë thënë se në bazë të planit operacional, janë marrë të gjitha masat që gjendja e sigurisë të jetë e qetë.
Ndërkaq edhe zyrtarët e EULEX-it, deklaruan se policia e këtij misioni do të mbështesë Policinë e Kosovës në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.