Mbi 5 mijë policë nesër në detyrë
Prishtinë, 2 nëntor - Më shumë se 5500 policë do të jenë nesër në detyrë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Zyrtarët e Policisë deklarojnë se në bazë të planit operacional, janë marrë të gjitha masat që gjendja e sigurisë të jetë e qetë.
Janë marrë të gjitha masat nga ana e policisë, për kryerjen e të gjitha detyrave policore që ndërlidhen me procesin zgjedhor dhe janë bërë disa përgatitje në të gjitha drejtoritë rajonale.\"
\"Faza e tretë e planit nënkupton ditën Z, apo ditën e zgjedhjeve ku kryesisht aktivitetet e policisë janë përcjellja e materialit sensitiv nga depot nëpër qendrat e votimit dhe menaxhimi i situatës së sigurisë në qendrat e votimit, tha Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e EULEX-it, thanë se policia e EULEX-it do të mbështesë Policinë e Kosovës me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe do të jetë në gjendje gatishmëri për çdo gjë.