18 Janar 2025

Mbi 400 banesa të shqiptarëve në uzurpuar në veri

Mitrovicё, 1 gusht - Kthimi i shqiptarëve në pronat e tyre në pjesën e veriut vazhdon të mbetet edhe më tutje sfidë.

Aktualisht janë mbi 400 banesa të shqiptarëve të uzurpuara nga serbët e veriut.

Ish- kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka porositur Qeverinë e Kosovës se, nëse vjen deri te ndërtimi i “Luginës së Diellit”, të këmbëngulë që aty të kthehen serbët që ua kanë uzurpuar banesat shqiptarëve në veri, shkruan ‘Epoka e re’.

Ndërsa, drejtori i KMDLNJ-së, Behxhet Shala ka thënë se shqiptarëve po u bëhet padrejtësi e madhe meqë e drejta për pronë është e patjetërsueshme dhe s’mund të kushtëzohet.

Kurse, analisti Nexhmendin Spahiu ka thënë se pushteti është treguar mospërfillës sa i përket kthimit të shqiptarëve në pronat e tyre në veri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)