Mbi 10 mijë ankesa për mospërfshirje në lista të UÇK-së
Prishtinë, 4 maj - Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të UÇK-së ka pranuar mbi 10 mijë ankesa ndaj verifikimit të listave fillestare për të gjitha zonat operative të UÇK-së.
Lajmin e ka konfirmuar për Epokën e re, udhëheqësi i sekretariatit të këtij komisioni, Faik Fazliu.
Ai ka bërë me dije se këtë javë përfundon afati i ankesave dhe nëse çdo gjë shkon siç është paraparë , atëherë listat përfundimtare do të dalin në qershor.