14 Janar 2025

Mbetet shqetësim kthimi i shqiptarëve në veri

Mitrovicë, 6 janar - Zyra për Kthim e Komunës së Mitrovicës, njofton se gjatë vitit 2014 janë kthyer tetë familje me gjithësejt 30 anëtarë, prej të cilave një familje e komunitetit boshnjak, dy familje ashkali me shtatë anëtarë dhe pesë familje rome me 22  anëtarë.

Ndërsa numri i të kthyerve të komunitetit shqiptar në pjesën veriore, bazuar në informatat që posedon zyra në fjalë, mbetet i vogël dhe nuk është konformë kërkesave.

Sipas koordinatorit për kthim në këtë komunë, Bedri Sadiku, ka kthim spontan dhe të pakontrolluar të komunitetit romë e ashkali në Lagjen e Romëve dhe në Lagjen  2 Korriku, të cilët nuk lajmërohen në zyrën për kthim.

Ndërkaq, sa u përket familjeve shqiptare që nuk po kthehen në veri, ai tha se kjo është në mungesë të pengesave në ndërtime në atë pjesë, përkundër përpjekjeve maksimale të organeve komunale dhe atyre qendrore.

Kurse sa i përket moskthimit të komunitetit serb në pjesën jugore të qytetit, kjo po ndodh për shkak të mos interesimit të komunitetit në fjalë për tu kthyer dhe as që është bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim, me gjithë orientimet e zyrës që çdo kush të kthehet në pronën e vet.

“Në kuader të vizitave “Shko-Shiqo” dhe “Shko-informohu”, pjestarët e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptiasë, të zhvendosur në Serbi dhe Mal të Zi, vizitojnë në mënyrë spontane jo të organizuar vazhdimisht pronat e veta në Lagjen e Romëve, 2 Korriku dhe në lokalitetet tjera të qytetit” theksoj Sadiku, duke shtuar se me ta janë mbajtur edhe takime në nivel komunal me ç’rast të njëjtit janë informuar me të gjitha çështjet me të cilat kanë qenë të preokupuar ata, janë takuar me fqinjët e tyre si dhe janë inkurajuar që të kthehen në pronat e tyre.

“Nga 1 Janari deri me 31 Dhjetor të vitit 2014 në zyrën tonë janë paraqitur gjithsejte 31 familje të riatdhesuara (persona kryefamiljar) me 111 anëtarë, të të gjitha komuniteteve, pjesa dërmuese e të cilëve janë shqiptarë, për të cilët është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm dhe konform Rregullores dhe kritereve për përfitim nga Programi për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar” tha Sadiku.

Ai shtoj se janë pranuar 113 kërkesa për shqyrtim nga 54 persona,  nga komunitetit shqiptar 40 kërkesa, komuniteti romë tetë,  ashkali katër, një nga komuniteti turk dhe nga komuniteti serbë.

“Nga këto kërkesa, 73 janë janë miratuar, 29 janë refuzuar, ndërkaq 11 të tjera      janë përcjellë në MPB, të cilat janë kërkesa për biznes, medikamente, ndërtim dhe meremetim”, tha Sadiku, sipas të cilit problem në vete në këtë drejtim paraqet mundësia shumë minimale për ndihmë nga niveli komunal, me gjithë obligimet e nivelit qendror në këtë drejtim, sidomos në aspektin e sistemimit të tyre, strehimit dhe pakove ushqimore e higjienike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)