16 Janar 2025

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për dy të dyshuar

Prishtinë, 1 tetor - Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i  Gjykatës së Apelit,  ka  lënë në fuqi  masën  paraburgimit prej një muaji, ndaj të dyshuarve A.G dhe K.G.

Kështu,  Apeli ka refuzuar  si të pa bazuara, ankesat  e mbrojtësve të pandehurve, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.09.2015.

A.G. dhe K.G. po dyshohen  nga ana e prokurorisë, se  në bashkëkryerje, kanë  kryer veprat  penale : “Lëndim i rëndë trupor”  nga neni 189 ,paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit  Penal, dhe  “Kanosje “ nga neni 185, paragrafi 4, lidhur me nenin 31, të këtij kodi.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, provat e paraqitura nga prokuroria, përmbajnë të dhëna dhe informacione të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit të bazuar, se te pandehurit i kanë kryer veprat penale, për te cilat janë duke u zhvilluar hetimet.

Gjykata konsideron se ka bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, konform 187 të Kodit të Procedurës  Penale, për çka gjykata e shkallës se parë,  me të drejt ka aprovuar kërkesën e prokurorisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)