Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj Vahide Badivukut
Prishtinë, 9 Tetor - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej dy muajsh paraburgim, ndaj të dyshuarës Vahide Badivuku. Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e avokates mbrojtëse, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPRKR.nr.311/2015, të datës 22.09.2015.
Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale: Marrje e ryshfetit, nga neni 428, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe Keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 422, i të njëjtit kod.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, nuk kanë pushuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin dhe vazhdimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.