16 Janar 2025

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj 5 të dysharve për terrorizem

Prishtinë, 20 korrik - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për veprën penale: “Përgatitje e veprave penale terroriste, ose veprave penale kundër rëndit kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovë”, nga neni 144, lidhur me nenin 135, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

Në këtë mënyrë kolegji  penal  ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve B.L, E.L.,M.H.,G.H., dhe F.M., dhe  ka vërtetur  aktvendimin e  Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPKR.NR.254/2015, të datës 13.07.2015.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari i shkallës se parë, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se personat në fjalë, kanë kryer veprat penale për të cilat dyshon prokuroria.

Po ashtu kjo gjykatë vlerëson se qëndrojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale, për caktimin e paraburgimit ndaj të lartëcekurve, ngase me gjetjen e tyre në liri, ekziston rreziku i ikjes, asgjësimit të provave materiale ose fshehjes se tyre, ndikimit në dëshmitar si dhe rreziku i përsëritjes se veprave penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)