16 Janar 2025

Mbesin në paraburgim tre të dyshuar për krim të organizuar

Prishtinë, 11 janar - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh, i  Gjykatës së Apelit, ka  lënë në fuqi  masën e paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.B., O.B., dhe S.B.

Kështu,  Apeli ka refuzuar  si të pa bazuar, ankesat  e avokatëve   mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPR.KR.nr.550/2015, të datës 24.12.2015.

Të  pandehuri në fjalë po dyshohen  nga ane e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar nga neni 274 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale: Detyrim nga neni 267, i të njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)