Mbështetje në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore
Prishtinë, 15 qershor - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim udhëheqësin e projektit Mbështetje e mëtejshme Institucioneve te Kosovës në luftën kundër krimit te organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm, Ian McDonald.
KPK bën të ditur se kryesuesi Isufaj ka njoftuar z. McDonald me funksionimin e sistemit prokurorial të Kosovës, në veçanti me riorganizimin e bërë në këtë sistem, ku me ndryshimet e fundit ligjore sistemi prokurorial i Kosovës ka strukturë të re organizative dhe funksionale.
Udhëheqësi i Projektit McDonald, tha se qëllimi i projektit që ai udhëheq, është mbështetja e sistemit prokurorial në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me thekës të veçantë në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme.
Ndërsa kryesuesi Isufaj tha se është duke punuar në këtë drejtim, si dhe shprehu vullnetin për angazhimin e mëtejmë të sistemit prokurorial në luftën kundër pasurisë së fituar në mënyrë joligjore.
KPK njfton se lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshëm, të dy bashkëbiseduesit folën për legjislacionin që rregullon këtë fushë dhe u pajtuan që nevojitet plotësim-ndryshim i tij, me qëllim të rritjes së efikasitetit në konfiskimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme.