15 Janar 2025

Mbështetje derisa procesi i normalizimit të jetë i pakthyeshëm

Prishtinë, 22 prill - Komandanti i KFOR-it Gjeneral Majori Francesco Paolo Figliuolo, u takua sot me Presidentin e Republikës së Bullgarisë,  Rosen Plevneliev.

Presidenti i bëri një vizitë shtabit qendror të KFOR-it, në Kampin Film City në Prishtinë

Gjatë takimit të tyre, Presidenti dhe Komandanti i KFOR-it, analizuan siatuatën e sigurisë dhe gjendjen socio-ekonomike si dhe rolin stabilizues të KFOR-it në Kosovë.

Plevneliev shprehu vlerësimin e tij për atë që po bën KFOR-i dhe e siguroi Gjeneralin Figliuolo se Bullgaria do të vazhdojë ta mbështesë KFOR-in derisa procesi i normalizimit në Kosovë të jetë i pakthyeshëm. Presidenti konfirmoi gjithashtu vëmendjen e Bullgarisë për të ardhmen e Kosovës nëpërmjet \"takimit të 6 të Ballkanit Perëndimor \" dhe siguroi se vendi i tij do ta mbështesë zhvillimin e Kosovës në veçanti në infrastrukturë dhe sektorin e energjisë.

Gjenerali Figliuolo falenderoi Presidentin për profesionalizmin e shquar të pjesëtarëve të shërbimit bullgar. \"KFOR-i është duke bashkëpunuar me institucionet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin\", tha Komandanti i KFOR-it. \"Ne jemi të vetëdijshëm se jemi në një moment vendimtar, për këtë arsye çdo vendim mbi të ardhmen e KFOR-it do të jetë kusht i bazuar dhe jo i shtyrë nga kalendari.”

Pas takimit zoti Plevneliev u takua me kontigjentin bullgar në shtabin qendror të KFOR-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)