13 Janar 2025

Mbahet ushtrimi për luftimin e kontrabandës me migrantë

Prishtinë, 20 nëntor - Misioni i OSBE-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot organizojnë në Prishtinë një takim vlerësues, i cili është njëkohësisht edhe aktiviteti i fundit i ushtrimit rajonal të organizuar në tri pjesë me temë luftimin e kontrabandës me migrantë.

Në ushtrim kanë marrë pjesë agjencitë e zbatimit të ligjit nga Ankaraja, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Sofja dhe Tirana.

Ky takim mbahet pas punëtorisë së planifikimit dhe hartimit të skenarit, dhe ushtrimit praktik të mbajtur prej 23 deri më 26 shtator 2014, gjatë së cilit një rrjet kontrabanduesish me migrantë është përcjellur dhe shpartalluar gjatë rrugëtimit të tyre nga Stambolli, përmes Sofjes dhe Shkupit për në Prishtinë, e më pastaj tutje për në Podgoricë e Durrës.

Takimi ka për qëllim identifikimin e praktikave të mira dhe të metave gjatë ushtrimit, si dhe nxjerrjen e rekomandimeve se si të përmirësohet bashkëpunimi rajonal në hetimin e kontrabandimit të migrantëve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni do të flasin në këtë ngjarje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)