Mbahet ushtrimi në vendkomandë Shqiponja 3
Prishtinë, 15 tetor - ZëvendësministriLatifi dhe komandanti i FSK-së, gjeneral Kastrati përcollën ushtrimin në vendkomandë Shqiponja 3. Në ambientet e Kazermës Skënderbeu të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, sot u mbajt brifing informues në lidhje me ushtrimin e FSK-së, në Vend Komandë të koduar me emrin Shqiponja 3.
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant KadriKastrati, përshëndeti pjesëtarët e FSK-në, për realizimin me sukses të këtij ushtrim, KFOR-in, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), NLAT-in, atashetë ushtarak, instruktorët e Gardës Kombëtare të Ajovës, për ndihmën profesionale.
Gjeneral Kastrati, me këtë rast tha:\" Stërvitja e pjesëtarëve dhe njësiteve të FSK-së, është objektiv dhe prioritet i yni dhe i komandantëve në të gjitha nivelet. Ushtrimi në Vend Komandë ,,Shqiponja 3\" është finalizim i suksesshëm i ciklit të stërvitjeve individuale dhe kolektive të FSK-së, për këtë vit.
FSK-ja me seriozitetin dhe angazhimin maksimal ka dëshmuar se është institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Në fund, gjeneral Kastrati edhe një herë falënderoi partnerët tanë ndërkombëtarë, për të shtuar: Pjesë e suksesit tonë janë padyshim edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, që po na ndihmojnë, profesionalisht, gjatë realizmit të trajnimeve të FSK-së.
Ndërsa, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) kolonel NaimHaziri e njoftoi zëvendësministrin e MFSK-së, z.
Latifi, komandantin e FSK-së, gjeneral Kastratinsi dhe mysafirët e lartë, me skenarin dhe objektivat e trajnimit në Vend Komandë Shqiponja 3\".
Kolonel Haziri, tha: Ushtrimi ka filluar të realizohet, më 13 tetor 2014 dhe do të vazhdojë, deri më 17 tetor 2014. Qëllimi i ushtrimit në Vend Komandë \"Shqiponja 3\" është që të testohenaftësitë komanduese, reaguesedhe koordinuese të njësive,shtabeve dhe pjesëtarëve në operacione të planifikuara me skenar adekuat për matjen e efikasitetittë reagimit në terren.
Për të përcjellë ushtrimin e FSK-së, në kazermën \"Skënderbeu në Ferizaj, kishin ardhur: Zëvendësministri i FSK-së; z. MuhametLatifi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant KadriKastrati, zëvendëskomandanti FSK-së, gjeneralmajor RrahmanRama, gjeneral brigade NazmiBrahimaj, gjeneral brigade Enver Cikaqi, përfaqësues të KFOR-it, shefi i NLAT-it, gjeneral brigade PeterBraunstein, atashe ushtarak të akredituar në Prishtinë, përfaqësues të Agresionit për Siguri dhe të Policisë së Kosovëssi dhe oficerëtë lartë të FSK-së.