Mbahet Tryeza 'Toleranca dhe Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm'
Prishtinë, 11 maj - Vetëdijesimi dhe edukimi i përgjithshëm i shoqërisë kosovare në luftimin e ekstremizmit në shoqëri, është esencial për zhvillimin e vendit tonë. Veçmas kur Bashkësia Islame ka hequr të gjithë literaturën Hanefi nga të gjitha institucionet e saj dhe e ka zëvendësuar me literaturë Vehabiste, tha Mustafë Bajrami, gjatë diskutimit.
Tryeza me temat Rritja e Tolerancës Përmes Lirisë së Shprehjes dhe Toleranca Fetare dhe Ndikimi i Saj në Luftimin e Ekstremizmit ka thyer këto koncepte përmes përfaqësuesve fetar. Prof. Hoxh. Xhabir Hamiti, Don. Mikel Sopi, Sheh. Munimin Lama, Pastor. Artur Krasniqi dhe Popi. Srdjan Stankovic kanë elaboruar në thelb parimet primare drejt tolerancës tek secili besim në një Zot por nga këndvështrime të ndryshme.
Seremb Gjergji, kryetar i BoD të KUSA-s, i cili udhëhoqi këtë tryezë, tha se Preventiva, gjithmonë është me e mirë se Kurimi. Ndërsa prof. Xhabir Hamiti theksoi se liria e garantuar fetare në Kosovë, nuk nënkupton asnjëherë liri për të luftuar besimin apo racën tjetër. Trajtimi njerëzorë është rëndësia e primare, para çdo procesi tjetër. Sipas Hamitit së pari udhëheqësit fetar duhet të punojnë në tolerancë dhe nuk duhet ta lejojnë ekstremizmin. Ekstremizmat janë devijime fetare, theksoi ai.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama theksoi se mu për shkak të lirisë së lartë fetare, nga një pjesë e klerikëve fetar mysliman është keqpërdorur kjo çështje dhe një numër të rinj janë radikalizuar. Ideologjia VEHABISTE të ndalohet me ligj, ashtu siç e ndalon me ligj Gjermania Vehabizmi
Don. Mikel Sopi, theksoi se Kisha shqiptare në veçanti na mëson se Toleranca nuk ka kurrfarë kuptimi, nëse njerëzit nuk edukohen drejt. Mungesa e tolerancës është armiku kryesor i zhvillimit njerëzor. Por, pa mbrojtjen dhe përkrahjen e faktorit politik, udhëheqësit fetarë janë më të pafuqishëm në luftimin Ekstremizmit. Shteti luan rrol vendimtar.
Sheh. Mumin Lama tha se pa atdhe, nuk ka as fe. Në Kosovë duhet ti shohim udhëheqësit fetar që nxisin ekstremizmin, pastaj të shohim përkrahjen e shtetit. Bektashizmi është Islam, por asnjëherë nuk bënë thirrje për urrejtje. Kësaj i shërben edhe më shumë takim i sotëm në Vatikan ndërmjet Baba. Edmond Brahimajt me Papa Françeskun.
Popi Srdjan Stankovic në këtë tryeze dha një shembull të mirë të tolerancës. Ushtarët Romak i kish prerë veshin një pasusi të Jezusit dhe kjo do të kthehej në konflikt. Por, Jezusi menjëherë ia shëroi/ngjiti veshin dhe tha: Ai që përdorë armen, do të vritet nga arma. Duke kujtuar që në Kosovë më herët kanë ndodhur shumë të këqija, por ne sot duhet ti tejkalojmë ato dhe ndërtojmë paqë dhe dashuri ndërmjet nesh. Por edhe feja si të gjitha çështjet e tjera në Kosovë, ka nevojë për përkrahje ligjore.
Pastori i famshëm nga kisha Protestante Artur Krasniqi, tha se fjala Tolerancë nuk duhet të zë vend në fjalorin e fesë. Por dashuria, besnikëria, dashamirësia, bashkëjetesa dhe uniteti. Nëse mbetemi vetëm me konceptin Tolerancë, atëherë ky koncept për besimin, si term është Fashizëm, sepse na bënë të tolerojmë atë që se duam. Ne si udhëheqës fetar jemi të thirrur të predikojmë Dashuri, që është mija herë më e madhe se Toleranca.
Përkthyesi më i madhi i literaturës HANEFI në Kosovë, hoxhë. Mustafë Bajrami, i cili ka pas shumë probleme me BIK-un në Gjilan, shtoi se Ekstremizmi fetarë është i ngulitur thellë në vendin tonë, sepse shteti ynë ka dështuar në parandalimin e mbjelljes së ekstremizmit fetar. Njerëz nga e gjithë bota kanë investuar pa u penguar në këtë fushë.
Kjo tryezë e organizuar nga KUSA, prinë si hapi i parë, para konferencës së Prishtinës me datën 31 maj dhe 1 qershor mbi tolerancën ndërfetare dhe synon afrimin e tw gjitha grupeve fetare në Kosovë.