Mbahet tryeza për mosndëshkimin e krimeve të luftës dhe pasojat për popullsinë
Prishtinë, 5 shtator - Lëvizja Vetëvendosje! organizon sot tryezën, "Mosndëshkimi i krimeve të luftës - Pasojat për popullsinë dhe shtet ndërtimin".
Në tryezë janë të ftuar përfaqësuesit e familjeve që kanë pësuar në luftën e fundit, organizatat e tyre, Thirrjet e Nënave, ligjvënës, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, profesorë e njohës të çështjes.