Mbahet testi për gjyqtarët në gjykatat Themelore të Kosovës
Prishtinë, 26 maj - Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në neni 21 paragrafi 9 të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës.
Me ketë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për Rekrutim, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton Organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare në Republikën e Kosovës e të cilat shprehin interes dhe në të njëjtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, se mund të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.