18 Janar 2025

Mbahet takimi për Strategjinë për Sigurinë Kibernetike


Prishtinë, 10 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i dytë i grupit punues për implementimin e Strategjisë Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2016-2019.

Në këtë takim u bë e ditur se me vendim të ministrit të Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, është caktuar Koordinator Nacional për Sigurinë Kibernetike, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa.

Gjatë fjalës së tij, zëvendësministri Mustafa pasi falënderoi përfaqësuesit e institucioneve për punën e deritanishme,  theksoi se pas marrjes së kësaj pozite presin bashkëpunim edhe më të mirë me të gjitha institucionet të cilat janë të  përfshira në përmbushjen e aktiviteteve sipas planit të veprimit.

“Është obligim i secilit institucion që të përmbushi të gjitha obligimet që i janë ngarkuar me këtë strategji sipas panit të veprimit, në mënyrë që edhe neve si MPB, si koordinatore e strategjisë  ta kemi më të lehtë përmbushjen e aktiviteteve”-, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Koordinatori Nacional po ashtu bëri të ditur se është duke u diskutuar edhe çështja e  rishikimit të  Ligjit për Luftimin e Krimit Kibernetikë, ligj ky i cili më herët ka qenë i sponsorizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, por që me Strategjinë e Sigurisë Kibernetike  është lënë në kompetencën e MPB-së.

Gjithashtu, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se janë filluar përgatitjet për hartimin e Projekt - Ligjit  për Infrastrukturën  Kritike të Informacionit. Rreziku nga krimi kibernetikë është në rritje e sipër, prandaj si çështje urgjente u shtruan hartimi i një plani për vetëdijesimin e qytetarëve ,  institucioneve publike e private , si dhe botimi i një buletini informues.

Nga ana e përfaqësuesve të institucioneve u raportua për aktivitetet e zhvilluara konform  obligimeve që dalin nga strategjia.

Në fund, Koordinatori Nacional njoftoi të pranishmit se gjatë këtij muaji do të emërohet Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)