18 Janar 2025

Mbahet takimi ndërministror kundër dhunës nё Familje

Prishtinë, 18 prill – Zëvendësministri i Drejtësisë, njёherit Koordinatori Nacional kundër dhunës nё familje Lirak Çelaj, sot ka pritur nё takim grupin koordinues kundër dhunës nё familje.

Tё pranishëm nё kёtё takim ishin Zёvendёsministri i Shёndetёsisё z. Izet Sadiku, Zёvendёsministri i Financave z. Isni Kilaj, si dhe pёrfaqёsues të prokurorisë, policisë, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Nё fjalën e tij Zёvendёsministri Çelaj përshëndeti tё pranishmit dhe fillimisht falënderoj OSBE-në për përkrahjen e ofruar në organizimin e këtyre takimeve të rregullta, ku ndër tё tjera Çelaj theksoi se jemi takuar në fillim të hartimit të strategjisë dhe se ndihet mirë që tashmë ёshtё arritur nё stadin pothuajse final të saj. Tutje Koordinatori Nacional falënderoj grupin punues ndërministror, përfaqësuesit e institucioneve relevante, përfaqësuesit e shoqërisë civile, partnerët e donatorët të cilët e hartuan këtë dokument me entuziazëm dhe qasje profesionale.

Zёvendёsministri i Drejtësisë z. Lirak Çelaj njoftoj tё pranishmit se për të arritur deri tek finalizimi i strategjisë dhe planit të veprimit janë zhvilluar 5 punëtori dy ditore  konsultative, ku kanë marrë pjesë zyrtarë nga ministritë dhe institucionet tjera relevante jo vetëm të nivelit qendror por edhe lokal, përfaqësuesit e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare dhe mediat. “Dëgjimi publik u realizua të enjten, ku dolën në pah disa pika shume konstruktive edhe pse nuk arriti të tubojë shumë të interesuar, pa marrë parasysh se ne kemi ftuar shumë akterë. Jemi të vetëdijshëm se sfidë për zbatimin e kësaj strategjie është buxheti, kështu që një grup i përbërë nga zyrtarë të financave do të merret me buxhetimin e strategjisë dhe planit të veprimit”, tha Zёvendёsministri Çelaj.

Koordinatori Nacional përmendi po ashtu edhe udhëzimet e qarta që epen nga strategjia dhe plani i veprimit për adresimin e dhunës nё familje, duke ven theksin nё fuqizimin e shërbimeve ekzistuese dhe ngritjen e shërbimeve të reja. Ai po ashtu theksoi se strategjia nuk lë anash vlerën e informimit dhe arsimimit si faktorë kyçë e që mund të ndikojnë në parandalimin e dhunës, por gjithashtu na obligon që të punohet për harmonizimin e legjislacionit nacional me dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, por sfidë në vete është zbatimi i strategjisë.

Nё fund tё fjalës sё tij, Zёvendёsministri Çelaj i njoftoi tё pranishmit rreth aktiviteteve të Zyrës së Koordinatorit Nacional, ku potencoi se ёshtё duke u punuar nё hartimin e strategjisë, po ashtu përmendi se është në plan të bëhet një fushatë vetëdijesuese në bashkëpunim me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës pas publikimit të raportit të tyre  “Mjaft më me arsyetime” dhe se do tё organizohen edhe punëtori të ndryshme, por mbi të gjitha do të fuqizohet koordinimi mes akterëve, gjë e cila edhe është mandat i zyrës, theksoi Koordinatori Nacional z. Lirak Çelaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)