27 Dhjetor 2024

Mbahet takimi koordinues me partnerët dhe donatorët e sistemit prokurorial

Prishtinë, 22 qershor - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, ka mbajtur një takim koordinues me përfaqësues të ambasadave të vendeve të ndryshme në Kosovë, përfaqësues të Bashkimit Evropian, përfaqësues të institucioneve vendore, përfaqësues të organizatave dhe projekteve të ndryshme, të cilat mbështesin sistemin prokurorial në Kosovë.

Rrjedhimisht gjatë takimit u prezantuan projektetpropozimet kryesore, të identifikuara në procesin e punës, për të cilat nevojitet mbështetja e partnerëve dhe donatorëve të sistemit prokurorial, si dhe u diskutuan mundësitë e mbështetjes së objektivave për fuqizimin dhe avancimin e këtij sistemi, me ç’rast, Kryesuesi Maloku, fillimisht falënderoi për kontributin e madh të donatorëve në të kaluarën, si dhe i njoftoi të pranishmit në formë të përmbledhur për zhvillimet kryesore në sistemin prokurorial, duke u fokusuar kryesisht në objektivat e rëndësishme strategjike, si dhe duke theksuar nevojën e madhe të mbështetjes së mëtejshme nga ana e donatorëve, ashtu siç është vepruar deri më tani.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja që kemi marr nga ju ka qenë dhe është indikator mjaft i fuqishëm për rezultatet e arritura në sistemin prokurorial. Përfitimi nga përvojat dhe ekspertiza juaj është e pazëvendësueshme”, ka thënë Maloku.

Në vijim të këtij takimit, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi, prezantoi pikat kyçe të nevojave të sistemit prokurorial, ku do të fokusohet bashkëpunimi i përbashkët në të ardhmen, pika këto, të cilat janë përgatitur në formë të projektpropozimeve, në të cilat janë përcaktuar qartazi objektivat specifike, rezultatet e pritshme, aktivitetet që duhet të ndërmerren dhe përftimet që do të ketë sistemi prokurorial.

Përfaqësuesit e partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë, thanë se ky takim koordinues i i KPK-së  është jashtëzakonisht i qëlluar, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar mbështetjen e tyre, si dhe për të krijuar parakushte për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Sikurse edhe herëve të kaluara, Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit synojnë që me anë të realizimit të mbështetjes së donatorëve të fuqizojnë kriteret, vlerat dhe standardet më të larta të punës, kurse projektet e propozuara për mbështetje kanë të bëjnë me sistemin e digjitalizimit të procesit të punës, infrastrukturën, ngritjen e besimit publik në sistemin prokurorial, ngritjen e kapaciteteve të komisioneve të Këshillit dhe stafit, avancimin e infrastrukturës fizike, sistemit të sigurisë dhe teknologjisë informative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)