16 Janar 2025

Mbahet takimi i njëqind e katërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 7 gusht - Është mbajtur takimi i njëqind e katërt i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh kryeprokuror i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Gjatë këtij takimi anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë aprovuar rregulloren e cila rregullon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, nga hyrja në fuqi e tutje.

Po sot, anëtarët e KPK-së kanë aprovuar rregulloren e cila përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin e pranimit për kandidatë për prokurorë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë komisionin për hartimin dhe vlerësimin e provimit, strukturën e provimit dhe mënyrën e administrimit të provimit. Kjo rregullore ka për qëllim të mundësoj përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në sistemin prokurorial të Kosovës.

Po ashtu, nga 17 -të kandidatët e rekomanduar nga Komisioni për emërim i KPK-së për prokurorë, KPK-ja ka aprovuar dhe i ka propozuar presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, emrat e  13 -të  prej tyre, ndërkaq për katër kandidatët tjerë është refuzuar rekomandimi i Komisionit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)