Mbahet takimi i krerëve të institucioneve të drejtësisë
Prishtinë, 22 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Institutin Gjyqësor të Kosovës, sot organizojnë një tryezë të rrumbullakët ku do të prezantohen arritjet e deritanishme, prioretet e institucioneve përkatëse si dhe sfidat që i presin gjatë punës së mëtutjeshme.
Në ngjarje do të marrin pjesë prof.dr.Hajredin Kuçi, Zëvëndëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë, znj. Alessandra Roccasalvo, Zëvëndës Përfaqësuese e UNDP-së, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Besim Morina ud.i Drejtorit të Institutit Gjyqësor të Kosovës; Lulzim Beqiri, Drejtor i Departamentit të Integrimeve Evropiane, Albert Avdiu Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Lavdim Krasniqi, Drejtor i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe përfaqësues të sektorit të Sundimit të Ligjit të UNDP-së së bashku me ekspertët e tyre ligjorë.
Institucionet udhëheqëse të drejtësisë në Kosovë, me mbështetjen e UNDP-së, janë duke punuar drejt përmirësimit të planifikimit të tyre strategjik si dhe koordinimit më të mirë të politikave të tyre në funksion të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.