18 Janar 2025

Mbahet takimi i Këshillit të Komiteteve Lokale për Siguri Publike

Prishtinë, 13 maj - Departamenti për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike (KLSP) nga komuna e Skenderajt, do të mbajnë takimin e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KSLB).

Në këtë takim do të marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasadori i Misionit e OSBE-së në Kosovë, z. Jean Claude, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë. z. Jan Braathu, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Kjo iniciativë ka për qëllim forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit rajonal në mes të KLSP-ve nga Kosova dhe forumeve të sigurisë në bashkësi nga Maqedonia dhe Shqipëria,  gjithashtu edhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Deri më tani në tërë Kosovën janë të themeluara 56 KLSP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)