16 Janar 2025

Mbahet takimi i Këshillit i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi

Prishtinë, 13 prill - Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Divizionin për Siguri në Bashkësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur takimin e Këshillit Ekzekutiv të EVSB-së në nivelin kombëtar.
 
Në këtë takim mori pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Valdet Hoxha. Me këtë rast, ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme i japin rëndësi të veçantë Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi, për shkak se ka ndikim të drejtpërdrejtë në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e punës tuaj dhe do të keni përkrahjen e MPB-së edhe më tej. Prandaj, ju ftoj të bashkëpunojmë dhe gjithashtu të ftojmë qytetarët të jenë partnerë në ndërtimin e politikave të sigurisë”, tha zëvendësministri Hoxha.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, tha se takimet të tilla janë efikase dhe të nevojshme për rritjen e sigurisë nëpër komuna.

Këshilli Ekzekutiv i Ekipeve Vepruese për Siguri në Bashkësi mblidhet dy herë në vit dhe përbëhet nga një ose dy përfaqësues të përzgjedhur nga secila EVSB në nivel të Kosovës.

Këshilli Ekzekutiv i EVSB-së paraqet një forum të rëndësishëm kombëtar ndër-komunal për komunikim, bashkëpunim dhe koordinim. Pjesëmarrësit mund të identifikojnë dhe shfrytëzojnë  burimet në dispozicion përbrenda Këshillit dhe bashkësive përkatëse, duke u siguruar që burimet e vlefshme dhe përpjekjet nuk dyfishohen dhe e njëjta të vlejë për projektet e sigurisë në bashkësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)