18 Janar 2025

Mbahet takimi i grupit për implementimin e Strategjisë për Narkotikë

Prishtinë, 14 prill - Grupi punues për implementimin e Strategjisë për Narkotikë të organizuar nga Sekretariati i Strategjive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, njëkohësisht Koordinator Nacional, z. Nehat Mustafa, mbajti takimin e radhës.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij vitit, të të gjitha institucioneve të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektiveve e përgjithshme të Strategjisë kundër Narkotikëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Nehat Mustafa, fillimisht  përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi për punën e bërë deri më tani  dhe vlerësoi se gjatë periudhës tre mujore janë zhvilluar disa aktivitete me rëndësi në përmbushjen e objektivave strategjike.

Zëvendësministri Musfata me këtë rast kërkoi nga të gjithë akterët që gjatë periudhës së ardhshme të shtohen aktivitet në mënyrë që të përmbushen obligimet që kanë secili institucion, pasi vetëm në këtë mënyrë do të vije në shprehje parandalimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve sa i përket problematikës së përdorimit të narkotikëve.
Si objektiva të rëndësishme të aktiviteteve për periudhën e ardhshme mbetën: organizimi i  një konference ndërkombëtare kundër narkotikëve; hartimi i një projekti të përbashkët për parandalimin e përdorimit të narkotikëve; intensifikimi i bashkëpunimit me organizatat e ndryshme ndërkombëtare, si EMCDDA etj dhe zgjerimi i qendrave që ofrojnë shërbime trajnimi për viktimat e përdorimit të narkotikëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)